Ganiu: Hapësira të reja parkimi në Lagjen Çair i Vjetër (FOTO)

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu vazhdon me realizimin e projekteve. Përmes një postimi Ganiu njofton se janë krijuar hapësira të reja parkimi në Lagjen Çair i Vjetër.Ekipet e punës të Komunës së Çairit kanë krijuar 280 m2 hapësira të reja parkimi në rrugën 📍“Emin Duraku”, në Lagjen Çair i Vjetër. Kjo hapësirë do të shtojë kapacitetin e vend-parkingjeve dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve. Vazhdojmë me krijimin e vend-parkingjeve të tjera në lagje të ndryshme të komunës sonë që duam.Ndërsa vetëm katër vitet e fundit kemi krijuar rreth 1500 vende të reja parkimi- shkruan Ganiu

Share: