Ja kush zgjedhet nënkryetare e Qytetit të Shkupit

Bujare Abazi, këshilltare nga radhët e Aleancës për Shqiptarët është zgjedhur nënkryetare e Qytetit të Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Abazi, e cila gjithashtu është edhe nënkryetare e partisë Aleanca për Shqiptarët.Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, Arsovska i ka dorëzuar solemnisht vendimin, me ç ‘rast në takimin e sotëm me Abazin është biseduar për bashkëpunimin e ardhshëm dhe sfidat me të cilat po përballet qyteti i Shkupit. Ndryshe Bujare Abazi është inxhiniere e diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Zagreb. Abazi është zgjedhur anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet e fundit lokale.

Share: