Lukashenko thotë se ushtria e tij ka mundësi që i ka ndihmuar migrantët

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se është e mundur që ushtria e tij i ka ndihmuar emigrantët që ta kalojnë kufirin me Poloninë.

Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë përpjekur të hyjnë në BE nëpërmjet Bjellorusisë prej muajsh.

“Ne jemi sllavë. Ne kemi zemra. Trupat tona e dinë se emigrantët po shkojnë në Gjermani”.

“Ndoshta dikush i ka ndihmuar. Unë as nuk do ta shqyrtoj këtë”,ka deklaruar ai në një intervistë për BBC.

BE-ja, NATO-ja dhe SHBA-ja e kanë akuzuar liderin Bjellorusisë se i kishte shtyrë refugjatët që të shkojnë në BE duke u thënë se e kanë hyrjen e lehtë. Lukashenko këtë e ka mohuar.

Ai ishte në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994 dhe ishte zgjedhur sërish vitin e kaluar, edhe pse kjo nuk u pëlqye nga BE-ja.

Share: