Macroni tregon nëse Franca do t’i izolojë personat e pavaksinuar

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi i tij nuk do ta ndjekë shembullin e disa shteteve evropiane për t’u vendosur masa kufizuese personave të pavaksinuar për shkak të suksesit të pasaportës shëndetësore për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Ato shtete që po i mbyllin të pavaksinuarit janë ato që nuk e kanë vendosur pasaportën (shëndetësore). Prandaj, ky hap nuk është i nevojshëm në Francë”, i tha presidenti francez gazetës “La Voix du Nord” në një intervistë të publikuar të enjten.

Në Francë, dëshmia e vaksinimit ose një test i ri me rezultat negativ kërkohet për hyrje në restorante, kafene e kinema si dhe për aktivitete tjera si udhëtimi i gjatë me tren, shkruan The Guardian.

Së fundi, Austria ka marrë masa më të ashpra kundër personave të pavaksinuar. Kjo ka nxitur një koment të pazakontë të Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili vendimin e Austrisë për t’ua kufizuar lirinë të pavaksinuarve e ka quajtur fashizëm. Kjo deklaratë bëri që Austria ta thërriste ambasadorin e Kroacisë në raportim.

Share: