Makina elektrike e Apple një realitet në 2025

Apple po shton përpjekjet për lançimin e një makine elektrike dhe sipas burimeve të Bloomberg, kompania ka zhvendosur vëmendjen e saj drejt një sistemi plotësisht autonom.

Gjiganti i iPhone dëshiron që makina e parë elektrike e kompanisë të drejtojë plotësisht vetveten. Apple kishte projektuar lançimin e makinës elektrike në 5-7 vitet e ardhshme ndërsa tani synon ta arrijë këtë objektiv brenda 2025.

Madje kompania ka dizajnuar procesorin që do të jetë në zemër të makinës elektrike dhe konsiderohet si komponenti më i avancuar i Apple zhvilluar ndonjëherë.

I ashtuquajturi Projekti Titan, qëllimi i tij është krijimi i një makine elektrike që nuk ka timon. Hapësira e brendshme do të jetë e bollshme e stilit të një limuzine.

Modeli i biznesit është ende i pavendosur. Fillimisht ishte thënë se Apple do të krijojë një flotë makinash për të konkurruar me Uber, Lyft dhe Waymo por raporti i fundit thotë se kompania me shumë gjasa do tu shesë makina individëve. /PCWorld Albanian

WWW.EXPRESS.MK

Share: