Në katër spitale s’ka pacientë të infektuar me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Spitalin e Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk ka pacientë të infektuar me COVID-19.

Ndërsa në klinikat e QKUK dhe spitalet tjera rajonale po trajtohen 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 me post-covid.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve 12 prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërsa në mjekimin intensiv në Klinikën Infektive po trajtohen 2 pacientë.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Në 4 spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me Covid-19

Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë me Covid-19. Ndërkaq, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 me post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

WWW.EXPRESS.MK

Share: