Pjesëmarrja heroike e shqiptarëve nëpër beteja dhe tradhtia tradicionale serbe!…

Osmanët duke përfituar nga dobësia e Perandorisë Bizantine dhe nga anarkia që kishte përfshirë Evropën, kaluan Dardanelet më 1345 dhe filluan vërshimet drejt Ballkanit, meqë në atë kohë në Ballkan ekzistonin shumë principata dhe shtete të pavarura e të palidhura ndërmjet tyre.

-Disa nga sundimtarët e tyre të tronditur nga përparimi i shpejtë i ushtrive osmane, formuan një koalicion ushtarak antiosman, në të cilën hyri edhe sundimtari i Vlorës, Aleksandri, por që ushtritë e koalicionit u mundën në betejën që u zhvillua kundër forcave osmane afër lumit Marica më 1371, prandaj osmanët pas kësaj fitorej i pushtuan mjaft krahina e qytete të rëndësishme të Ballkanit dhe arritën deri në Manastir, në Shkup, në Nish e të tjera.

-Ushtritë osmane morën pjesë në betejën kundër Balshajt II, në fushën e Savrës (afër Lushnjës) më 1385, dhe fitorja osmane në këtë betejë ua lehtësoj osmanëve depërtimin në viset perëndimore shqiptare, meqë bujarët shqiptarë ishin të përçarë në mes tyre. Pas vrasjes së Balshës II (1385) dhe pas vdekjes së Karl Topisë (1388), jo që s’u bashkuan bujarët shqiptarë por ata formuan principata të reja si ajo e Dhimitër Jonimës, Teodor Muzakës, Vlash Matarangës e të tjera.

-Tronditja nga pushtimet osmane bëri princat, mbertërit dhe bujarët serbë, bullgarë, shqiptarë, boshnjakë e të tjerë të linin përkohësisht grindjet në mes tyre dhe të bashkoheshin përballë armikut të përbashkët osman, duke formuar koalicion të përbashkët, kështu që më 15 qershor 1389 forcat e koalicionit ballkanik rreth 100.000 ushtarë të udhëhequr nga princi serb, Llazar Hrebljanoviq, u ndeshën me forcat osmane rreth 300.000 ushtarë të udhëhequr nga sulltan Murati I. Beteja u zhvillua në mes Prishtinës dhe lumit Llap në Fushë Kosovë, në këtë betejë luftuan krahë për krahë serbët me princ Llazarin, boshnjakët me mbretin Tverko, shqiptarët të udhëhequr nga prijësit e tyre feudalë Gjergji II Balsha, Teodori II, Muzaka e bujarë të tjerë të kohës, rumunët me Vojvodën Mirçea, si dhe mijëra shqiptarë të Kosovës që atëherë pjesërisht ishin nën zotërim të Vuk Brankoviçit, por që morën pjesë edhe aleatë të tjerë si bullgarë, hungarezë, çekë dhe polakë. Në këtë betejë humbjet në njerëz ishin të mëdha nga dya palët që njëherit mbetën të vrarë edhe dy udhëheqësit e betejës; Murati I dhe Llazari. Shqiptarët në këtë betejë treguan trimëri të madhe, e posaçërisht arbërori (shqiptari) Millosh Kopiliqi i cili vrau Sulltan Muratin I. Fitorja osmane në këtë betejë shënon momentin vendimtar në depërtimin e tyre në trevat ballkanike.

-Betejën e Dytë të Kosovës në vitit 1448, përveç kronistëve dhe historianëve raguzianë, këtë ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për historinë e Kosovës, e përmendin shumë kronistë, historianë dhe dokumente relevante të kohës, si historiani bizantin Laonik Halkokondili, i cili në librin e VII të historisë së vetë jep njoftime më të hollësishme për Betejën e Dytë të Kosovës, ai i përfshinë ngjarjet nga viti 1298-1463. Halkokondili thekson se shteti i ri osman u ngritë me shpejtësi të madhe mbi gërmadhat e Bizantit, prandaj edhe Beteja e Dytë e Kosovës zë vend me rëndësi në veprën e tij. Lidhur me aleancën për ekspeditën e përbashkët të Janosh Huniadit dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut të dhëna interesante ndeshim te humanisti arbër Marin Barleci, ndërsa polonezi Johannes Dlugosius (Johan Dlugosz, 1415-1490) në historinë e Polonisë, duke mos u ndalur në hollësira lidhur me betejën, jep të dhëna interesante lidhur me mos angazhimin e Gjuraq Brankoviçit në ekspeditën e Huniadit, madje Gjuraqi ilegalisht bashkëpunonte me osmanët duke e sjellë Huniadin në prita të osmanëve, thjeshtë Gjuraq Brankoviçi tradhton Janosh Huniadin, duke ia bërë shërbimet Muratit II përmes Paskual Sorgos, duke i informuar osmanët për planet dhe forcat e Huniadit (të krishtera). Shumë kronistë bëjnë fjalë edhe për Kosovën, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe Arbërinë mesjetare.

Përveç hungarezëve, si organizues të ekspeditës së Kosovës më 1448, morën pjesë edhe arbërit, polakët, çekët e të tjerë. Murati II me dëshirë i kishte dëgjuar këshillat e despotit serb, Gjuraq Brankoviçit, dhe nuk kishte sulmuar menjëherë ushtrinë e Huniadit, por e lejoi të kalonte më tej duke e ndjekur pas, dy dhe tri ditë rrugë, dhe nga shpina ia mbylli kalimet që të mos mud të tërhiqej mbrapa. Madje që të dy ushtritë kishin arritur në Fushë-Kosovë, ku –Huniadi priste Skënderbeun (nënvizim i autorit).

-Hungarezët së bashku me arbrit, polakët dhe çekët luftuan heroikisht, por së fundi ata u gjunjëzuan nga epërsia numerike e trupave të armikut dhe nga tradhtia e Gjuraq Brankoviqit, edhe se atyre nuk iu mungoi trimëria dhe guximi. Arritja e Skënderbeut për t’i ndihmuar Huniadit ishte penguar në njërën anë prej Gjuraq Brankoviçit, aleati i dhëndrit dhe sovranit të tij, Muratit II, i cili i kishte zënë grykat në bashkëpunim me osmanët midis Arbërisë dhe vendit të vetë… Në këtë betejë pësuan vetëm tetë mijë luftëtarë të udhëhequr nga Huniadi, ndërkaq tridhjetë e tetë mijë osmanë. Fitorja në këtë betejë për shkak të epërsisë së numrit të trupave ushtarakësh të osmanëve dhe tradhtisë së despotit serb ishte e osmanëve.

Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore mashtrimet u bëheshin shqiptarëve “kinse” për një luftë të përbashkët kundër nazi-fashizmit, ku pas çlirimit të vendit me të drejtë vetëvendosje për popujt, edhe se në Konferencën e Bujanit të mbajtur më 31 dhe 1 e 2 janar 1943-1944, ku u morë vendim për shprehjen e të drejtës së popullit shqiptar për vetëvendosje deri në shkëputje dhe për t’iu bashkangjitur Shqipërisë, pra u hodh poshtë dhe u zhvlerësuan vendimet e Konferencës së Bujanit nga ana e LKJ-ja, gjegjësisht nga Serbia. Njësitet ushtarake serbo-malazeze në muajin dhjetor të vitit 1944 bënin dhunë dhe terror, ndaj popullatës shqiptare, në Skenderaj dhe Drenas duke vrarë shumë shqiptarë pa asnjë arsye. Kjo dhunë ushtarake përmes terrorit dhe vrasjeve që bënin njësitet ushtarake serbo-malazeze u përhapën tërë Kosovën, ku vetëm në Gjilan u pushkatuan mbi 8.000 shqiptarë. Këto janë tradhtitë tradicionale të serbëve ndaj popujve të tjerë, merren vesh përmes marrëveshjes ata bash atëherë përdorin tradhtinë tradicionale të tyre…kështu Kosova me të gjitha trojet shqiptare mbeti e robëruar, për një kohë të gjatë, nën ambrellën e të ashtuquajturës Jugosllavi gjegjësisht nën okupimin serb përmes tradhtive tradicionale serbe…

WWW.EXPRESS.MK

Share: