Sa deputetë nuk janë vaksinuar? Nikolla zbulon sa politikanë kanë mbetur dhe tregon arsyen

Teksa nga institucionet bëhet thirrje çdo ditë që qytetarët të vaksinohen dhe të ndihmojnë në luftën kundër COVID,  8 prej përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Shqipërisë ende nuk e kanë bërë detyrën në këtë drejtim, jo sepse nuk duan por sepse kanë kaluar virusin dhe presin afatin kohor sipas rekomandimeve të mjekëve.

Lajmin e ka dhënë kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

“Po, unë marr informacion të vazhdueshëm për këtë proces dhe ju them që në momentin që po flasim, janë vetëm 8 deputetë të pavaksinuar.

Janë ndarë 4 nga opozita dhe 4 nga mazhoranca dhe arsyet që pse ende nuk janë vaksinuar janë sepse sapo kanë kaluar COVID-19 dhe po presin atë afatin kohor siç e kërkojnë edhe mjekët, për të kryer procesin e vaksinimit. Por, ndërkohë, ata paraqesin testin në çdo pjesëmarrje në aktivitetin e parlamentit”, tha kryetarja e Kuvendit.

Share: