Zana dhe Mejreme sjellin super bashkëpunimin

Kjo është koha e bashkëpunimeve e që edhe këtë fundvit vijnë të shumta. Por diferencën e bën risia dhe përshtatja siç shihet edhe në këngën ” Dy të mira në një mëhallë” ardhur nga këngëtaret e njohura Zana Paloja dhe Mejreme Kurti. Mësojmë se teksti është shkruar nga Rifat Maxhuni me orkestrim nga Arben Bytyqi. Ky bashkëpunim mes dy artistëve njëra nga Kosova, Zana dhe tjetra nga Shqipëria, Mejreme por e martuar tash e 25 vjet në Tetovë, po rezulton mjaft interesant dhe i pëlqyer. Ndërsa Zana ka vendosur të prezantohet vetëm me këtë bashkëpunim për fundvit ndërsa të dyja këngëtaret janë të kërkuara në gëzimet familjare kudo.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.