Zgjedhjet lokale në Dibër, KSHZ hodhi si të pabazuara ankesat e ASH-AAA

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me shumicë votash ka hedhur si të pabazuara kundërshtimet e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër. Kontestuese sipas këtij koalicioni ishin pesë vendvotime, përkatësisht 0551, 0552, 0554, 0535,0544. Sipas kreut të KShZ-së Aleksandar Dashtevski është është konstatuar se të dhënat janë të sakta dhe nuk ka bazë për të anuluar votimin.“Është konstatuar se të dhënat janë të sakta dhe nuk ka bazë për të anuluar votimin në këto vendvotime siç arsyetohet në ankesë dhe gjithashtu nuk ka bazë tjetër në përputhje me ligjin. Për këtë arsye propozoj që ankesa të refuzohet si e pa bazë.”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.Por antari Krenar Lloga kërkoi që vendimi të shtyhet derisa të shqyrtohet raporti nga sistemi për identifikim biometrik që është kërkuar në ankesë. Ai ngriti shqetsimin e tij sepse siç tha në raport nuk janë përfshirë të dhënat e të gjitha 27 vendvotimeve për qytetin e Dibrës por vetëm për dy vendvotime.“Raporti është me tre katër fjalë dhe është bërë vetëm për këto dy vendvotime dhe me këtë nuk respektohet ligji. Kjo është turp dhe me këtë vihen në pikpyetje jo vetëm zgjedhjet në Dibër por në gjithë shtetin.”, tha Krenar Lloga, antatarë i KSHZ-së.Dibra ishte komuna e vetme në vend që votoi më 14 nëntorë, pasi në rrethin e parë asnjëri nga kandiatët nuk e siguroi censusin e nevojshëm për fitore, ndërsa më 31 tetor ishte përsëritur votimi në një vendvotim.

Share: