Zjarr në repartin e kirurgjisë në Vlorë/ Merr flakë tubi i aspirimit

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në repartin e kirurgjisë në Vlorë.

Mësohet se ka marrë flakë tubi i aspirimit e për pasojë është mbushur me tym pavioni.

Ndërkohë bëhet me dije se është përfshirë nga flakët kati i tretë i godinës së spitalit. Zjarri ka shkaktuar dëme matëriale në repartin e kirurgjisë.

Ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të munduar shuarjen e flakëve. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.

Share: