Baçi sfidon hapur Bashën, publikon foton me delegatët në Fier

Deputeti dhe kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka publikuar fotot me delegatët e Cakranit.

Baçi sfidon Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij që t’i kontaktojnë personat që janë në foto, delegatët dhe t’i konfirmojnë nëse janë ata që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit apo jo.

“Me delegatet e Cakranit! Gati per ne 11 Dhjetor! Mund t’i kontaktoni nje per nje dhe ti konfirmoni! Respekt pa fund, per sakrificat e tyre, per kontributin e tyre, mirenjohje pa fund, per ju miqte e mi! Krenar per ju!”, shkruan Luan Baçi në Facebook.

Ky reagim i Baçit vjen në një kohë kur ka debate në lidhje me vërtetësinë e firmave të delegatëve që Berisha ka mbledhur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

Share: