Berisha e bëri pjesë të “Foltores”, deputetja sqaron: Jam e parimit ‘një parti, një Kuvend’

Deputetja demokrate, Merita Bakiu, e cila ishte e pranishme në takimin që ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi në Krujë me ish-drejtuesit e qeverisë vendore, ka sqaruar përmes një postimi në “Facebook” pjesëmarrjen e saj në këtë takim, ku përgenjeshtron Berishën se i është bashkuar “Foltores” së tij.

Për të shuar çdo keqkuptim, Bakiu shprehet se në takimin me Berishën theksoi nevojën që demokratët të bashkohen në një, për të përqëndruar betejën ndaj regjimit të Edi Ramës.

“Përtej çdo keqpërdorimi dhe tentativë për përcarje: Si demokrate dhe krutane, nuk kam refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ftesën për kafe apo vizitë të asnjë demokrati. Mikëpritja është virtyt i çdo krutani. Këtë kam bërë edhe sot kur ka ardhur për kafe z. Berisha.

Kam theksuar në takimin miqësor me demokratët nevojën që të përqëndrojmë betejën ndaj regjimit të Edi Ramës, të jemi të gjithë bashkë dhe pa ndasi. Për këtë arsye, duhet të ecim sëbashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është Ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati. Të gjithë bashkë jemi më të fortë kundër regjimit të Edi Ramës. Betejën e kemi vetëm me të.”

Share: