Kryendeshja Partizani-Laçi

Ditën e sotme rikthehet përsëri Superliga e Shqipërisë me dy përballje mjaft interesante.

Vllaznia do të presë në shtëpi Kastriotin në orën 16:45, ku do të vazhdojë momentin e mirë të arritur në Kupën e Shqipërisë, në të cilën mposhti Pogradecin e Kategorisë së Parë me rezultatin 6-1.

Nga ana tjetër Kastrioti gjendet në një situatë mjaft kritike dhe do t’i duhet të shmangë humbjen me patjetër.

Sfida tjetër është mes Partizanit dhe Laçit. Teksa vitin e kaluar të dyja skuadrat ishin “dhëmbë për dhëmbë,” për fitimin e titullit kampion, këtë vit gjërat duken se kanë ndryshuar. Kur kanë kaluar vetëm 9 javë nga fillimi i sezonit, Tirana është shkëputur prej të gjithë kundërshtarëve dhe është e vetme në kryesim. Si Partizani ashtu dhe Laçi do të kërkojnë tre pikët.

WWW.EXPRESS.MK

Share: