KV Shkëndija Tetovë fiton me rezultat maksimal 3:0 përballë KV Janta Volej

KV Shkëndija Tetovë fiton me rezultat maksimal 3:0 përballë KV Janta VolejKlubi i Volejbollit Shkëndija nga Tetova rikthehet te fitorja, pasi sonte ka mundur në terren vendas KV Janta Volej me rezultat maksimal 3:0 në sete. Kuqezinjtë e Durim Lumës vendosën dominim që në start dhe pas rezultatit 25:15 avansuan 1:0. Në setin e dytë kundërshtari mori 5 pikë më shumë, por gjithsesi me shifrat 25:20 rezultati shkoi në 2:0. Imazhet e njejta vijuan edhe në setin e tretë kur pas rezultatit 25:15 ndeshja pa fundin me shifrat maksimale 3:0 për fitore të re të Shkëndijës, e cila tashmë kthen vëmendjen ka fundjava kur në Tetovë organizojnë turne mbarëkombëtar në volejboll për hir të festës së Flamurit kombëtar shqipëtar, 28 Nëntorit.

Share: