LSDM: Shumica parlamentare në proces të rritjes

LSDM vlerëson se shumica stabile parlamentare do të ishte në interes të qytetarëve, ndërsa i pyetën deputetët e partive opozitare VMRO-DPMNE, Aleancën për Shqiptarët dhe të Majtën: çfarë kanë kundër që punëtorëve, që të fitojnë të dielën si ditë jo pune? Pse bllokohen ndryshimet ligjore me të cilat 4.700 nxënës do të merrnin vendime pune, apo propozimligjin për shlyerjen e kamatave për 150 mijë qytetarë. Ndërsa sipas tyre opozita me siguri do të bllokojë edhe rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë nga janari 2022. Opozita nuk kujdeset për të drejtat e punëtorëve, thonë nga LSDM.“Ju jeni të etur për pushtet që e dëshmuat me sjelljen tuaj ditëve të kaluara. Zgjedhjet lokale përfunduan, nuk ia dolët të siguroni kvorum për të votuar mosbesim ndaj qeverisë të udhëhequr nga LSDM, ndërsa shumica jonë parlamentare është në proces të rritjes, prandaj ndërpritni me taktikat e lira politike, hiqni bllokadat që i vendosni në kontinuitet, këtë e kërkuan këtyre ditëve edhe sindikatat të cilat kërkuan miratimin e ligjeve në interes të punëtorëve” – deklaroi Millan Zhivkoviq nga LSDM.

Share: