Polonia thotë se akoma ka refugjatë që përpiqen ta kalojnë kufirin nga Bjellorusia

Numri i refugjatëve që përpiqen të hyjnë në Poloni nga Bjellorusia ditëve të fundit ka rënë.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, ka pohuar se ende ka emigrantët të cilët po përpiqen ta kalojnë kufirin.

“Grupe të vogla të njerëzve po përpiqen të kalojnë kufirin në shumë vende,” tha Blaszczak.

Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki ka thënë se do të zhvillojë një sërë bisedimesh me liderët e Bashkimit Evropian për presionin e emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, shkruan Euronews.

Share: