Shpërthen zjarri në qendër të Parisit

Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një ndërtesë në Shëtitoren “Boulevard des Capucines”, afër Sheshit të Operës në pjesën qendrore të Parisit.

Në një fotografi të publikuar në internet shihet tym i madh duke dalë nga ndërtesa.

“Zjarrfikësit janë duke ndërhyrë, shmangeni zonën”, tha policia lokale përmes një deklarate në rrjetet sociale.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cili ishte shkaktari i këtij zjarri, shkruan Reuters.

Share: