Zyrtarizon tërheqjen nga futbolli

Nga Maqedonia e Veriut u tërhoq pas pjesëmarrjes për të herë të parë në një kampionat europian me kombëtaren e vendit të tij, pikërisht pas Euro 2020, ndërkohë që me Genoan vendosi të rinovonte deri në verën e vitit 2022. Megjithatë koha kur Goran Pandev do të varë këpucët në gozhdë nuk është e largët, pasi vetë sulmuesi ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.

Në një intervistë për Corriere Dello Sport, Pandev ka komentuar edhe vendimin e tij.

“Vazhdova të luaja edhe për një tjetër sezon dhe e bëra këtë për tifozët. Fansat e Genoas gjithmonë më kanë mbështetur dhe meritojnë mirënjohjen time.

Duhet të falenderoj edhe presidentin Preziosi që më bindi të qëndroja, pork y është sezoni im i fundit në futbollin e luajtur. E ardhmja?

Nuk e kam menduar ende, por me siguri që nuk do të bëhem trajner, e shoh veten më shumë në rolin e drejtuesit për të vlerësuar të rinjtë”, theksoi në fund të fjalës së tij Goran Pandev.

WWW.EXPRESS.MK

Share: