Covid 19, bilanci për 24 orët e fundit

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 2.633 testime prej të cilat pozitivë me Kovid-19 kanë rezultuar 389 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.Janë regjistruar 317 të shëruar dhe 18 viktima.Viktima më e re në moshë është një person 35-vjeç nga Shkupi.Nga Ministria kanë sqaruar se sa i takon viktimës 35-vjeçare i njëjti ka qenë i diagnostikuar me Sy anxyosum, Obesitas, NTA dhe çrregullim skizotip.E re në moshë ka qenë edhe një tetovare, 49-vjeçare i cili po ashtu gjendet në mesin e 18 viktimave.Edhe kjo viktimë, siç njoftojnë nga MSh ka pasur sëmundje të shoqëruara si NTA dhe St post Tromboflebitis dhe e njëjta ka qenë në terapi antikoaguluese.

Share: