Gjatë pesë vjetëve në aksidente humbën jetën mbi një mijë persona në Shqipëri

Me mijëra persona në Shqipëri kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në pesë vjetët e fundit.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë viteve 2016 – 2020 u shënuan 1,112 viktima nëpër rrugët e vendit, ndërsa numri i të lënduarve përllogaritet në mbi 10 mijë persona.

Kreu i policisë rrugore të Tiranës thotë se shkaqet kryesore të aksidenteve mbeten alkooli, parakalimet e gabuara dhe përdorimi i celularit.

“Qëllimi është sensibilizimi i qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës që të jenë të kujdesshëm mos të kalojnë normat e shpejtësisë, mos të bëjnë parakalime të gabuara, të respektojmë këmbësorët jo vetëm në vijat e bardhe por edhe kudo ku hasin në rrugë, të vënë rripin e sigurimit dhe mos të përdorin celularin”.

Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore rrugët me problematike ne vend mbeten ato interurbane kryesore dhe interurbane dytësore për shkak të numrit të lartë të përdoruesve të rrugës, dhe sinjalistikës së munguar. Në ditën ndërkombëtare të viktimave të aksidenteve u zhvilluan aktivitete sensibilizuese në Tiranë dhe rrethe.

Share: