Kaos në ndeshjen e Xherdan Shaqirit, goditet në kokë lojtari, ndërpritet takimi!

Kaos në ndeshjen e Xherdan Shaqirit, goditet në kokë lojtari, ndërpritet takimi!

Xherdan Shaqiri startoi nga minuta e parë, por askush nuk e priti këtë skandal qysh në minutën e 2-të. 

Lyon po përballet në shtëpi me Marseille, në sfidën për kampionatin francez.  

Gjithsesi, ndeshja është ndërprerë pas dy minutash, për shkak të një incidenti të papritur.

Tifozët e Lyon kanë goditur me shishe në kokë Dimitri Payet, me këtë të fundit që është shtrirë menjëherë në tokë.

Ai ka marrë ndihmën e parë, ndërsa nuk dihet nëse takimi do rifillojë apo do kemi një vendim drastik, shkruan Newsport.

Episode të tilla tashmë janë bërë të famshme në Francë, ku i hasim thuajse çdo javë. Ekipet janë futur në dhomat e zhveshjes për të pritur një vendim përfundimtar.

WWW.EXPRESS.MK

Share: