Manchester United gjen zëvendësuesin e Pogbas

Manchester United duket se ka vënë në shënjestër Frenkie de Jong për merkaton e janarit.

Emri i holandezit është përmendur shpesh kohët e fundit për një largim të mundshëm nga Camp Nou.

Me Gavi, Nico dhe Pedri në ekip, është krijuar bindja se Barça mund të heqë dorë nga De Jong në merkaton e verës.

Megjithatë, Xavi ka thënë qartë para derbit me Espanyol se ka besim te Frenkie dhe nuk do që ai të largohet.

Pavarësisht nga kjo, The Independent ka shkruar se Manchester United po e ndjek nga afër lojtarin dhe se kanë fuqinë ekonomike për ta marrë në Old Trafford.

Kontrata e Paul Pogba skadon në fund të sezonit dhe duket e pamundur që të arrihet një marrëveshje për rinovimin. De Jong vlen 90 milionë euro dhe ka një kontratë deri në 2026-ën me Barcelona-n.

WWW.EXPRESS.MK

Share: