Mot i ftohtë dhe me mjegull

I ftohtë dhe me mjegull në disa lugina, do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.Gjatë ditës do të ketë diell me erë të matur në drejtimin jugor, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4, kurse maksimalja do të arrijë prej 13 deri në 18 gradë celsius.Në Shkup mëngjesi do të jetë më i ftohtë me kushte të mjegullës së dobët. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe erë të dobët në drejtim jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 0, kurse maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë celsius.

Share: