Neuer kritikon ekipin: Ja çfarë më shqetëson më shumë

Bayern Munich ka pësuar një humbje të papritur në Bundesliga.

Kampionët e Gjermanisë janë mundur 2-1 në shtëpinë e Augsburg. Një rezultat që nuk është pritur mirë nga kapiteni Manuel Neuer, i cili nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij pas ndeshjes.

“Është një rezultat shumë zhgënjyes. Duhet të fitojmë patjetër kundër një skuadre si Augsburg. Jemi superiorë. Problemi është se në pjesën e parë nuk kemi qenë në fushë. Nuk kemi patur guximin për të dalë përpara dhe nuk kemi krijuar shumë raste”, ka thënë portieri i bavarezëve për TZ.

“Duhet të bëjmë më mirë në mbrojtje. Nuk jemi mbrojtur mirë, duke parë si kanë ardhur dy golat. Ajo që më shqetëson është se kemi krijuar pak raste për gol. Zakonisht krijojmë shumë, por jo këtë herë”.

WWW.EXPRESS.MK

Share: