“Soros, monstër dhe armik i shqiptarëve”/ Berisha: Rama dhe padrino i tij përdorën Bashën që…

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka lënë pas sulmuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se plani i tij ka qenë shkatërrimi i PD-së dhe kthimi i partisë në një ministri të Ramës.

Berisha tha se Basha ka qenë garant i Ramës dhe George Soros se do merrnin sëbashku çdo vendim kundër demokratëve dhe interesave jetike të shqiptarëve.

“Ne shpëtuam opozitën dhe duhet të ndihet krenar çdo njeri prej jush dhe çdo demokrat. Plani i fundit i tij ishte shkatërrimi i PD dhe shndërrimi i saj në një ministri të Edi Ramës. Kishte një pengesë dhe kjo ishit ju që kërkonit një opozitë të vërtetë dhe ishte Berisha që ju i besonit.

Rama dhe padrino i tij George Soros e kishin të qartë se unë s’do pranoja kurrë një aleancë me PS, sepse ajo ishte një gjëmë e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe këtë ja bëra të qartë në fushtë dhe atëherë menduan që të më ndëshkonin pa asnjë fakt bazë dhe dokument. Në këtë mënyrë me peng Bashën do mund të merrnin çdo vendim kundër demokratëve dhe interesave jetike të shqiptarëve. George Soros është një monstër dhe armik i egër i Shqipërisë”, tha Berisha.

Share: