Trajneri grek i Florian Markut meriton duartrokitje, nuk e lë flamurin shqiptar…

Florian Marku arriti që të mposhte edhe Luiseton në Wembley me shifrat 78:76, duke qenë i pamposhtur dhe rritur shifrën e fitoreve të marra. Ashtu si edhe ndaj Prodan, gjithçka do të vendosej nga vendimi i gjyqtarëve.

Një tjetër ngjashmëri nga ndeshja e fundit ishte edhe me sjelljen e trajnerit grek, Georges Armagos.

Pas përballje kundër Prodan, Armagos do të kujdesej që flamuri shqiptar të mos binte nga shpatullat e Markut.

Ndërsa pas fitores ndaj Luiseto, Armagos i bëri thirrje boksierit shqiptar se e kishte kthyer flamurin gabim, për ta ndihmuar që shqiponja të mos ishte me kokën poshtë.

WWW.EXPRESS.MK

Share: