Bylykbashi ‘nuk njeh’ Kryesinë e PD: Shkelje flagrante të Statutit

Oerd Bylykbashi, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve thotë se Kryesia e Partisë Demokratike nuk është konstituuar dhe ky organ nuk mund të thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

“18 anëtarë të Kryesisë janë përzgjedhur në atë funksion në kundërshtim flagrant me Statutin. Ne kemi ekzekutivin e partisë janë përzgjedhur në shkelje të statutit”, shprehet deputeti i PD.

Sipas tij konstituimi nuk ka ndodhur pasi në mbledhjen e parë nuk kanë qenë të pranishëm 20 anëtar.

“Me mungesën time dhe pozivionin e personave që e kanë kontestuar këtë gjë, Kryesia nuk është konstituuar.  Nuk u bë numri minimal prej 20 anëtarësh që duhet të ishin prezent”,tha ai.

Bylykbashi shtoi se ka pasur debat me z. Basha në kohën e hartimit të draftit të Statusit dhe se qëllimisht ai është lënë jashtë grupit të punës.

Deputeti domekrat tha gjatë intervistës në emisionin “Now”, se Basha ka pasur nxitimi për të kapur partinë dhe me statutin centralizoi akoma edhe më shumë partinë.

Share: