Pesë të vdekur dhe mbi 40 të lënduar pasi një makinë “përplaset” në një paradë në Wisconsin, SHBA

Pesë persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë lënduar pasi një makinë u përplas në një paradë në Wisconsin, thotë policia.

Pamjet e postuara në internet tregojnë një automjet sportiv të kuq (SUV) duke kaluar nëpër një paradë të Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee, rreth orës 16:40 me kohën lokale.

Shefi i policisë Dan Thompson tha se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë.

Një person ndodhet në paraburgim dhe incidenti nuk duket të jetë një akt terrorist në këtë moment, thanë zyrtarët.

I dyshuari dukej se ishte duke ikur nga një skenë tjetër kur u përplas me njerëz në paradë, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit i njohur me gjetjet e hershme të hetimit për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.

Banori lokal Angelito Tenorio tha për gazetën Milwaukee Journal Sentinel se sapo kishte përfunduar marshimin në paradë kur ndodhi incidenti.

Share: