Shtabi i Krizës pranon rekomandimet e KSI-së, Qeveria vendos nesër për masat e reja

Shtabit i përgjithhsëm koordinativ i krizës në mbledhjen e së hënës ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për masa shtesë, respektivisht për masën që “nëpunësit shtetërorë të shkojnë me punë me test ose certifikatë për vaksinim”, të cilat me konsensus janë miratuar javën e kaluar por për të njejtat nuk solli konkludime, u la që shqyrtohen në seancën e së martës të mbledhjes së Qeverisë. Në takimin e Shhtabit koordinati, siç njoftojnë nga MSH, Filipçe ka theksuar se masat të cilat i propozojnë ekspertët shëndetësorë tërësisht janë të përmbajtura dhe do të japin rezultat edhe për mbajtjen e gjendjes relative stabile epidemiologjike në vend si dhe për rritjen e vaksinimit në shtet.“Ministri vuri në dukje se masat e propozuara nga ekspertët e shëndetësisë do të japin rezultate në ruajtjen e situatës së qëndrueshme epidemiologjike në vend dhe rritjen e vaksinimit në vend.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.E nga rrjeti për për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi theksojnë se masat e Komisionit të Sëmundjeve Infektive nuk janë diskriminuese.“Masat janë legjitime, konsideorjmë mbrotjtja e shëndetit publik është qëllim legjitim për kufizimin e të drejatave të caktuara, madje konsiderojmë që komisiooni nuk duhet të bëj dallime mes të punsëuarve në sektorin privat dhe publik pasi në këtë mënyrë ajo mund të konsiderohet si disktirmim.”, thonë nga rrjetit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.Në pajtim me propozim masat, të gjithë të punësuari në sektorin publik, vetëqeverisjen lokale, të gjitha institucionet për shkuarje në vend pune duhet të tregojnë vërtetim për të paktën një vaksinë të marrë ise të kenë PCR test negativ i cili do të vlejë të paktën 72 orë, ndërsa do të bëhen me harxhime personale. Ata të cilët e kanë kaluar virusin do të tregojnë vërtetim për Kovid-19 të kaluar jo më të vjetër se 45 ditë, ndërsa nëse nuk mund të marrin vaksinë, do të duhet të kenë vërtetim nga mjeku specialis. Rekomandimet janë që ndaj këtyre masave të kyçen edhe kompanitë private, me qëllim që të mbrohen kapacitetet e prodhimit dhe tërë procesi ekonomik në vend.

Share: