Spahiu zbulon pse shpërtheu Meta ndaj Bashës: Kriza në PD do të shkarkojë presidentin

Analisti Kreshnik Spahiu tha në Open se kriza në PD do të sjellë në shkarkimin e Ilir Metës si President nga Gjykata Kushtetuese.

Spahiu shpjegoi se Basha ka me vete një anëtar kyç nga Kushtetuesja, që po t’i shtosh sipas tij edhe ato të PS, formohet shumica për të shkarkuar Presidentin.

Spahiu: Nuk është vetëm Meta në hall, janë të tre. Unë nuk shoh akuza, nga palët. Kriza në PD çon në shkarkimin e Metës nga Kushtetuesja.

Çarja do të sjellë shkarkimin, se një nga votat kyçe të asaj gjykatë kontrollohet nga Basha, shto dhe ato të Ramës, dhe shkarkohet Meta.

Arsyeja e dytë është LSI, që kishte një deputet dhe shkoi në 4, sigurisht në zgjedhjet e 2025, është në luftë për ekzistence, pra rrezikon shkrirjen dhe Meta pas 6 muajsh i bie të marrë një parti që po shkrihet.

PD me procedura pas 11 dhjetor dhe 18, Bashës i është dhënë garanci që të mbajë logon e asaj partie, se dy kuvende dmth dy parti, dhe ky është halli i tretë me Metën, se i bie që ai të hyjë në koalicion me një parti nga hiçi.

Share: