Bërns: Shpreh ngushëllime të thella për familjet që i humbën që afërmit e tyre

Ambasadorja amerikane në vend Kejt Meri Bërns shprehu ngushëllime për të vdekurit në aksidentin e autobusit që ndodhi mbrëmë vonë në Bullgari.“Në emër të Ambasadës amerikane, dua të shpreh ngushëllime më të thella për familjet të cilat i humbën të afërmit e tyre, dhe mbështetja jonë për të lënduarit, si dhe për ata të cilëve iu thyen zemrat kur dëgjuan për këtë aksident tragjik. Mendimet tona janë me Ju në këto kohë të rënda”, shënoi ambasadorja Bërnz në Tuiter.Në të njëjtën kohë, edhe Ambasada e SHBA-së në Sofje shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.“Ne në Ambasadën e SHBA-së me pikëllim e morëm lajmin për aksidentin e autobusit në fshatin Bosnek. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe shpresojmë në rikuperim të shpejtë të atyre në tragjedinë”, citojnë nga ambasada amerikane në Sofje.

Share: