Historiati i aksidenteve të rënda në Europë në 10 vitet e fundit

Përplasja e sotme e autobusit në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 persona, është aksidenti më i rëndë i autobusit në Evropë në një dekadë, raportoi AFP. Duke iu referuar detajeve tragjike të aksidentit, agjencia po shqyrton aksidentet më të rënda të autobusëve në kontinent në 10 vitet e fundit.23 NËNTOR 2021: AKSIDENTI NË BULLGARITë paktën 46 persona, duke përfshirë 12 të mitur, humbën jetën kur një autobus që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup, mori flakë në Bullgari herët në mëngjes.Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2019 në vendin me një popullsi prej 6.9 milionë banorësh kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjithsej 628 persona, ndërsa në vitin 2020 463 persona. Aksidentet rrugore janë shpesh për shkak të kushteve të këqija të rrugës, makinave të vjetruara dhe shpejtësisë.Aksidenti i sotëm ka ndodhur në një pjesë të autostradës me pjerrësi dhe pa vija të qarta ndarëse, ku në të kaluarën kanë ndodhur shumë aksidente trafiku.2019: AKSIDENTE NË PORTUGALI DHE RUSIPortugali: 29 turistë gjermanë u vranë kur autobusi i tyre doli nga rruga për në një restorant në ishullin malor të Madeira më 18 prill.Rusi: Një autobus ra nga një urë në një lumë të ngrirë në Siberi më 1 dhjetor, duke vrarë 19 persona. 2018: AKSIDENTE NË TURQI DHE BULLGARITurqi: 17 emigrantë të transportuar ilegalisht përmes Turqisë u vranë dhe 36 u plagosën kur autobusi i tyre mori flakë pasi u përplas me një shtyllë më 29 mars pranë Kars në lindje të vendit. Shumica e tyre ishin iranianë, afganë dhe pakistanezë.Bullgari: Njëzet pelegrinë u vranë pasi autobusi i tyre u përmbys mes shiut të dendur në veri të Sofjes gjatë një udhëtimi në një manastir ortodoks në 25 gusht.2017: AKSIDENTE NË GJERMANI, ITALI DHE RUSIGjermani: 18 turistë të rritur nga Saksonia u vranë kur autobusi i tyre turistik mori flakë pasi u përplas me një kamion në Bavari më 3 korrik.Itali: 16 persona – kryesisht adoleshentë hungarezë që ktheheshin nga skijimi në Francë – vdiqën më 21 janar kur autobusi i tyre mori flakë pas një aksidenti pranë qytetit verior të Veronës.Rusi: 16 persona humbën jetën kur një tren u përplas me një autobus të prishur që transportonte kryesisht pasagjerë uzbekë në një kalim hekurudhor në lindje të Moskës më 6 tetor.2015: AKSIDENT NË FRANCËMë 23 tetor ndodhi përplasja më e rëndë me makinë në Francë në tre dekada . 43 persona humbën jetën kur një autobus që transportonte anëtarë të një klubi pensionistësh u përplas me një kamion dhe mori flakë pranë Puzegen në jugperëndim të vendit.2014: AKSIDENTE NË TURQINjë cisternë e gazit të lëngshëm (LPG) u përmbys dhe shpërtheu në një autostradë në juglindje të vendit më 22 korrik, duke vrarë 26 persona në dy autobusë që kalonin dhe duke marrë flakë.21 persona të tjerë u vranë në Turqinë qendrore më 23 janar kur autobusi i tyre u përmbys në një rrugë me akull gjatë natës.2012: AKSIDENT NË ZVICËR28 persona, duke përfshirë 22 fëmijë, vdiqën në një aksident në Sierra, në jug të Zvicrës, ndërsa po ktheheshin në Belgjikë nga një pushim me ski më 13 mars.2011: AKSIDENT NË TURQIMë 21 dhjetor, 25 persona, kryesisht studentë, u vranë kur një kamion i ngarkuar me tulla u përplas me një autobus pranë Salat, një fshat në provincën juglindore të Dijarbakirit.

Share: