Ja kur do të vendos qeveria për masat e reja anti-Covid

Masat që kanë të bëjnë me vaksinimin kundër Covid-19, propozim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive, janë anuluar për seancën e ardhshme qeveritare, kumtoi këtë pasdite MSH-ja.Ndryshe, në përputhje me propozim masat, të gjithë të punësuarit në sektorin pubik, vetëqeverisjen lokale, të gjithë institucionet që shkojnë në vend pune duhet të tregojnë vërtetim për të paktën një dozë të vaksinës të pranuar ose të kenë test negativ PCR që do të vlejë të paktën 72 orë, ndërsa do të jetë shpenzim personal. Ata që kanë kaluar virusin do të duhet të tregojnë vërtetim, jo më të vjetër se 45 ditë, ndërsa nëse nuk mund të pranojnë vaksinë, duhet të ketë vërtetim nga mjeku specialistë.Përveç këtyre propozimeve, propozohet që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësor, ndërsa masat duhet të hyjnë në fuqi 10 ditë pasi të miratohen në Qeveri..

Share: