Kushtrim Mushica tregon sa ulëse do t’i ketë stadiumi i 2 Korrikut 

Stadiumi i 2 Korrikut nga Prishtina, së shpejti edhe me tribunë dhe me ulëse.

Është lajmi më i mirë për tifozët e kësaj skuadre.  

Falë punës së palodhshme të vëllezërve Rexhep e Shaban Baholli,  2 Korriku po bëhet shembull për shumë ekipe në vendin tonë, sidomos për punën me gjeneratat e reja.

Në fakt, ndërtimi i tribunës është edhe një e mirë e radhës për klubin. Koordinatori për sport në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica, tregon edhe sa ulëse do të ketë në tribunën që do të ndërtohet.    

“Sot, në lagjen Arbëria u përurua fillimi i ndërtimit të tribunës lindore në stadiumin e KF 2 Korriku. 
 

Pjesë e përurimit të tribunës e cila do të ketë kapacitetin e mbi 1000 ulëseve, zhveshtoret e nevojshme si dhe objektet e tjera përcjellëse sipas kritereve të kërkuara nga UEFA, ishin edhe  kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës z. Agim Ademi, Drejtori i Sportit z. Fitim Rexha, unë Koordinatori për Sport, përfaqësuesi i KF 2 Korriku z. Rexhep Baholli si dhe mysafirë të tjerë.

P.s në këtë stadium për herë të parë më është dhënë besimi dhe detyra për të mbrojt portën (vitet e 90 ta)”, shkruan Mushica në profilin e tij në facebook.

WWW.EXPRESS.MK

Share: