Osimhen vendos në panik Napolin

Victor Osimhen iu nënshtrua ditën e sotme ndërhyrjes kirurgjikale në pjesën e mollëzave në fytyrë.

Sulmuesi u dëmtua gjatë një përplasje me Milan Skriniar në ndeshjen e fundit të kampionatit mes Interit dhe Napolit.

Mirëpo, lajmet nuk janë aspak pozitive për futbollistin dhe për Napolin duke qenë se koha e rikuperimit është shumë e gjatë seç ishte parashikuar. 22-vjeçarit do t’i duhet të qëndrojë jashtë për 90 ditë dhe rikthimi në fushë mund të vijë vetëm në fund të muajit shkurt.

Nga ana tjetër, me “dhimbje koke” janë bërë edhe te kombëtarja e Nigerisë duke qenë se në muajin janar do të nisë Kupa e Afrikës që zhvillohet në Kamerun dhe të gjithë shpresat e kombit nigerian ishin të varura tek Osimhen.

WWW.EXPRESS.MK

Share: