Sh. F. “Ismail Qemali” – Shkup, 5 nxënës në mesin e viktimave në Bullgari

Lajmi për tragjedinë e autobusit në Bullgari ka prekur rëndë nxënësit dhe stafin e Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit, pasi në mesin e viktimave janë edhe pesë nxënës të kësaj shkolle, të cilët së bashku me prindërit e tyre kanë qenë në ekskursion në Stamboll.Razie Ali, Ajla Jahi, Ergin Jahi, Omer Jahi dhe Bellma Jahi, nuk janë më në mesin tonë, thonë nxënësit e kësaj shkolle të pikëlluar për këtë tragjedi të rëndë. Ata thonë se i kanë pasur shoqëri të shkëlqyeshme, kanë qenë nxënës shembullorë dhe assesi nuk mund ta pranojnë faktin se këta nxënës nuk do të jenë më në mesin e tyre.“Kanë qenë shumë nxënës të mirë, i kam dashur me gjithë zemër dhe i kam pasur shoqëri shumë të ngushtë, Erginin, Omerin dhe Razinë, me ata kam qenë shoqe më e ngushtë.”,- u shpreh një nxënës.“Sot e kuptova lajmin dhe më vjen shumë keq që ka ndodhur, fëmijë të pafajshëm.”,- theksoi një nxnënës.“Shumë keq jam ndjerë në atë moment në shkollë, nxënësit dolën jashtë duke qarë, arsimtarët na liruan nga mësimi që të shkojmë në shtëpi, kjo ishte e tëra.”,- tha një nxënës.“I kam pasur shokë të ngushtë, ka vdekur Omer Jahi, Ergini dhe motrat e veta. Kam pasur kujtime të mira me ata, kanë qenë shumë nxënës të mirë, me një fjalë kam kaluar shumë mirë.”,- deklaroi një nxënës.“Kam qarë, mu mbushën sytë me lot kur e pashë se edhe mësuesja filloi të qante, nuk mundesha të duroj më, më janë dhimbsur shumë, se i kam pasur shumë shokë të mirë dhe kemi kaluar shumë mirë me ata.”,- tha një nxënës.Me t’u mësuar lajmi tragjik, në këtë shkollë u ndërpre mësimi, ndërsa të shokuar nga rasti drejtoria e shkollës nuk u prononcua para kamerës tonë. Në aksidentin tragjik jetën e kanë humbur gjithsej 12 fëmijë.

Share: