Varhej shpreh ngushëllime për aksidentin tragjik ku humbën jetën 46 shtetas të RMV-së

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhej ka shprehur ngushëllime përmes Twitter-it në lidhje aksidentin e autobusit me shtetas të RMV-së, në autostradën Struma humbën jetën 46 persona.“Lajm i tmerrshëm për aksidentin tragjik të autobusit që ndodhi mëngjesit e sotëm në Bullgari. Ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe për njerëzit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Oliver Varhei në Twitter.

Share: