Diskutohet për dekarbonizimin e sektorit të ngrohjes në Kosovë

Balkan Green Foundation (BGF), në kuadër të projektit “Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit”, organizon tryezën e diskutimit me temë “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”.

Furnizimi me ngrohje për qytetarët e Kosovës mbetet sfidë e madhe! Mbi 50% e qytetarëve nuk mund të sigurojnë ngrohje të mjaftueshme për shtëpitë e tyre.

Sistemet e ngrohjes sipas BGF-së janë kryesisht vetanake dhe Kosova ka zhvillim tepër të vogël të ngrohtoreve qëndrore.

Për më tepër, burimet kryesore të energjisë të cilat qytetarët e Kosovës përdorin për ngrohje janë kryesisht energjia elektrike dhe prerja e drunjëve.

Këto dhe shumë probleme tjera, janë çështjet që do të diskutohen pas prezantimit të Punimit Diskutues: “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë – Praktikat më të mira” nga BGF.

Pjesëmarrëse në tryezë do të jetë znj. Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë, dhe zyrtarë tjerë relevant për temën që do të diskutohet për të shpalosur veprimet që qeveria është duke ndërmarrë.

Aktiviteti mbështetet nga nga Fondacioni Heinrich Boll.

WWW.EXPRESS.MK

Share: