Dy premiera filmike nga aktori Ismail Kasumi “Perhaps” dhe “The day of the woman”

“Perhaps” një projekt filmik i cili është duke i realizuar xhirimet pikërisht në qytetin e Shkupit, në Çarshinë e Vjetër. Filmi është zhaner neonoar, krim, mistik, dramë. Në film trajtohet lufta e dy femrave për lirin të cilave i është mohuar nga “regjimi i krimit i vendosur në hapsirat e Ballkanit që është e lidhur me politiken”
 Filmi “Perhaps” me regji të Kastriot Abdyli-t ka bërë bashkë shumë aktorë profesionist shqipëtar dhe maqedonas. Aktorët që luajnë rolet kryesore në këtë projekt filmik janë: Ismail Kasumi, Arben Bajraktaraj, Visar Vishka, Fitore Miftari, Katerina Jovanovikj si dhe shumë aktorë tjerë. Premiera e këtij filmi planifikohet të jetë gjatë vitit të ardhshëm. 
Krahas këtij filmi, aktori Ismail Kasumi ka përfunduar xhirimet në rolin kryesor edhe tek filmi “The day of the woman”, projekt ky që premierën do e ketë këtë vit.


Me projekte të shumta si filmike po ashtu edhe teatrale, aktori i njohur Ismail Kasumi po begaton karierën e tij artistike duke sjellë risi të shumta dhe atraktivitet. Gjithashtu, krahas këtij filmi aktori Ismail Kasumi është duke u marrë edhe me xhirime dhe projekte të tjera.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *