EULEX-i dhuron pajisje teknologjike për sistemin prokurorial

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, sot ka dhuruar një donacion me pajisje teknologjike për sistemin prokurorial të Kosovës.

Donacioni përbëhet nga një numër i kompjuterëve, monitorëve, telefonave dhe pajisjeve tjera, të cilat do të shërbejnë për nevojat e punës së stafit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

Pranimdorëzimi i këtij donacioni është bërë nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Shefi i Stafit të EULEX-it, Matthias Zander.

Me këtë rast, Maloku, duke vlerësuar bashkëpunimin e sistemit prokurorial me EULEX-in, ka thënë se e vlerësojnë dhe e falënderojmë këtë mision për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin për sistemin prokurorial.

Në anën tjetër,  Shefi i Stafit të EULEX-it, Matthias Zander, ndër të tjera tha se ky donacion është rrjedhë e bashkëpunimit të mirë të EULEX-it me institucionet e sistemit prokurorial të Kosovës.

WWW.EXPRESS.MK

Share: