Humbën 5 shokët e tyre, marsh i nxënësve të sh.f “Ismail Qemali” në Çair

Në shenjë përkujtimi për pesë nxënësit e tyre të cilët ishin në mesin e 45 viktimave, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidntin rrugor në Bullgari, shkolla Ismail Qemali zhvillon marsh i cili ka filluar nga objekti i shkollës dhe përfundon te Sheshi Skenderbeu.Thonë që kjo është një tragjedi shumë e madhe për shkollën e cila vështirë përshkruhet me fjalë.“Ngushëlloj familjarët,ngushëlloj nxënësit, ngushëlloj arsimatrët të cilët kanë pas moment të mira me nxënësit që humbën jetën tragjikisht. Jemi mjaft të pikëlluar nga rasti. Për një shkollë të humbësh 5 nxënës është tragjedi shumë shumë e madhe.”, tha Burbuqe Ymeri, drejtoreshë e sh.f. Ismail Qemali.“Sot u munduam të mbajmë mësim por as që në kishim mundësi e as që kishin mundësi nxënësit tanë.”, tha Metush Memeti, arsimtar.“Nxënësit të mërkurën u lajmëruan, arsimtar do të shkojmë nesër në Turqi në Stamboll unë me gjithë dëshirë I lejova. Nxënësit lajmin e pritën me qamje,me pikëllim dhe dhimbje shumë të madhe.”, tha Qamil Imeri, kujdestar i klasës IXMe lule në duar, mbishkrime dhe poezi ku reflektuan kujtimet e përbashkëta të cilat përjetësisht do të mbesin mes tyre, bashkmoshatarët u dhanë lamtumirën e fundit 5 shokëve të tyre.“Na mungon do të na mungojë shumë, gjithmon kena me pas në zemrat tona. Besoj se krejt janë mërzit për këtë ngajrje por ne jëmi mërzit, për klasën tonë që prej në klasën e dytë e kena Razijën dhe shumë më ka ardh keq.”, tha një nxënëse.“Razija është shoqja ime e ngushtë, e kemi pas prej nëklasën e dytë, edhe nuk e kam prit këtë lajm të keq. Cdoherë ka me mbet në zemrat tona nuk e harrojmë asnjëherë. Do ta duam çdoherë.”, u shpreh një nxënëse.“Razija ishte një shoqe shumë e mirë për neve, me ato jena kan prej në klasën e dytë deri tash, dhe të gjitha momentet që I kishim të mira skena me I harru.”, tha një nxënës.“Unë jam shok i Omer Jahit, kemi pas shumë momemnte të mira me atë po qeshtu e ka jeta… Kemi pas shoqni të ngushtë, kemi qenë shokë pandërpre, kemi lujt jemi knaq.”, u shpreh një nxënës.“Unë jam shok i Omer Jahit. Kemi qenë prej në klasën e parë bashkë, jemi kënaqur. Kemi pas momente shumë të bukura.”, tha një nxënës.Në aksidenti tragjik në Bullgari, jetën e humbën 12 fëmijë të moshës nga 4 deri 17 vjec. Edhe shumë prej viktimave të tjera ishin në moshë të re.

Share: