Humbi tre familjarë, i mbijetuan katër – banori i Koliçanit në hall, që dje në mëngjes nuk mund ta sheh bashkëshorten!

Ka pasur 7 anëtarë të familjes në autobusin që u aksidentua mëngjesin e 23 nëntorit në autostradën Struma të Bullgarisë.Katër prej tyre i ka të shtrirë në spital në Bullgari, pasi janë në mesin e 7 të mbijetuarve, kurse 3 të tjerë tashmë i ka humbur.Ali Selmani nga Koliçani i Shkupit që dje në mëngjes ndodhet në Bullgari, kërkon të sheh bashkëshorten e lënduar.Nuk u lejojnë të hyjnë brenda, por vetëm i kanë informuar se janë mirë me shëndet dhe se kanë pësuar traumë.“Apelojmë që procesi të përfundojë sa më shpejtë, sido që të jetë ai, sepse në Maqedoni po jetojmë në panjohuri. Sa më shpejtë që përfundon, aq më mirë është. Ne jemi këtu që dje, në mëngjes. Erdhëm që të shohim si janë të mbijetuarit, nuk kemi qasje. Mirë, ja, njoftojnë mjekët, thonë mirë janë, janë në traumë, por që t’i shohim, nuk mund t’i shohim”, tha Ali Selmani, bashkëshortë i njërës nga të lënduarit, transmeton TV21.

Share: