I merret licenca kompanisë “Besa Trans”

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ka njoftuar se pas të dhënave zyrtare të dorëzuara nga Ministria e Punëve të Brendshme që kanë të bëjnë me autobusin e djegur me tabela SK-0884-BA në pronësi të firmës “Besa Trans BTB”, ministria ka vërtetuar se për automjetin e përmendur nuk është dhënë licencë për transportim ndërkombëtar të udhëtarëve dhe as ndonjë lloj tjetër të transportimit të udhëtarëve.Në njoftimin e ministrisë thuhet se nuk është evidentuar në evidencën elektronike të licencave të dhëna për kryerjen e transportimit të brendshëm ose ndërkombëtar të udhëtarëve që e udhëheq Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.Nga kjo ministri gjithashtu bëjnë me dije se autobusi i djegur nuk është i licencuar për transport ndërkombëtar.“Në pajtim me nenin 12 të Ligjit për transport rrugor dhe për shkak të mungesave që janë vërtetuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe me qëllim që të parandalohet ndonjë veprim tjetër nga firma që do të mund të nxisë pasoja negative, firmës “Besa Trans BTB” i merret licenca për punës, përkatësisht ndalesa për kryerjen e veprimtarisë”, thonë nga kjo ministri.Firma është e obliguar që menjëherë ta deponojë licencën për transportimin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe certifikatat për licencë për transportimin ndërkombëtar të udhëtarëve në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e fundit ka obliguar Inspektoratin Shtetëror të kryej kontroll të jashtëzakonshëm në firmën “Besa Trans”.

Share: