Lojra fati, drejtim mjeti dhe motoçiklete pa leje drejtimi/ Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Berat

Dy persona janë arrestuar nga policia në Berat pasi akuzohen për ushtrim të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët arrestuan E.I., 32 vjeç dhe L.O., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në lagjen “30 Vjetori” u konstatuan se ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

Ndërsa nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi i shtetasit A.H., 18 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në vendin e quajtur “Rruga e Spitalit”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Një 15-vjeçar i identifikuar me inicialet A.A., u procedua penalisht pasi në rrugën pranë “Hotel Colombo”, u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Share: