Formacioni i javës në Champions League

Këtë mesjavë u luajtën ndeshjet e xhiros së pestë në Champions League

16 duele interesante u luajtën këtë mesjavë në kompeticionin më të madh për klube.

Pas përfundimit të gjitha ndeshjeve, UEFA si gjithmonë ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë të javës.

Në portë gjendet Thibau Courtois, në mbrojtje janë Pedro Porro, David Alaba, Nicolas Otamendi, Trevoh Chalobah dhe Reece James.

Ndërkohë në mesfushë janë zgjedh Emil Forsberg, Thiago Alcantare, Christopher Nkunku dhe Pedro Goncalves.

Në sulm i vetëm është Edin Dzeko i cili shënoi dy gola në fitoren e Interin 2-0 ndaj Shakhtar Donetsk.

Formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

(5-4-1): Courtois, Porro, Alaba, Otamendi, Chalobah, James, Forsberg, Alcantara, Nkunku, Goncalves, Dzeko.

WWW.EXPRESS.MK

Share: