Ngritja enorme e çmimit të energjisë elektrike, KEDS bën apel të kursehet energjia elektrike

KEDS ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, duke treguar se çmimi i importit të rrymës është rritur jashtëzakonisht shumë nga viti i kaluar.

Kompania KEDS, përmes një grafikoni ka zbuluar se çmimi i importit të energjisë elektrike është rritur për 262 euro për megavat nga viti i kaluar.

Njoftimi i plotë:

Blerja e megavatit nga importi ditën e djeshme na ka kushtuar 325 euro, për dallim nga dita e njëjtë e vitit të kaluar të cilin e kemi blerë për 63 euro.

Shifrat janë alaramante dhe kriza energjetike globale po vazhdon ta godet Kosovën.

Ju bëjmë apel të kurseni energjinë elektrike, sepse vetëm kështu mund ta lehtësojmë sistemin energjetik në vendin tonë.

WWW.EXPRESS.MK

Share: