Filloi pagesa e pensioneve të nëntorit

Sot filloi pagesa e pensioneve të nëntorit të cilat do të paguhen me etapa me qëllim të mbrojtjes më të madhe në kushte rreziku nga koronavirusi.Për ata pensionistë të cilët nuk kanë kartela pagesore, pagesa do të fillojë që sot edhe atë për pensionet në lartësi deri në 11 mijë denarë, të hënën, në banka do të mund të merret pensioni prej 11 mijë deri në 14 mijë denarë, të martën prej 14 mijë deri në 18 mijë denarë, ndërsa të mërkurën pensionet mbi 18 mijë denarë.“Procesuimi në etapa i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke e pasur parasysh atë që pensionistët si grup-moshë janë më të cenueshëm. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme”, potencojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Share: