Ja kur pritet të arrjnë në Shkup kufomat e aksidentit tragjik

Të martën, më 30 nëntor do të arrijnë në Shkup kufomat e aksidentit tragjik të 23 nëntorit, mëson TV21.45 kufomat e viktimave të aksidentit që ndodhi në autostradën Struma në Bullgari, do të arrijnë në Shkup pasi deri më atëherë pritet të përfundojë procedura e identifikimit nëpërmjet analizës së ADN-së.Zyrtarë shtetërorë për TV21 thanë se “më së largu të martën i kthejmë kufomat në Shkup”.Ndërkaq sot në Shkup janë prokurorët Bullgarë të cilët kanë ardhur për të tërhequr materialin biologjik të marrë nga familjarët, me qëllim të identifikimit të viktimave.Sot gjithashtu u mësua se në autobusin e djegur është gjetur edhe një trup i pajetë, i moshës fëmijërore, me çka numri i viktimave zyrtarisht është konfirmuar se është 45. Të lënduar janë 7 pacientë, të cilët vazhdojnë të kurohen në Spitalin e Sofjes për kurim.

Share: