Ngritni flamujt!

O flamuri i etnisë vjetër,

me njerëz tuaj u bëre vepër!

Valëvite i gjakosur dorë më dorë,

për treguar që ka arbërorë!

Nëpër kohë ndërrove shumë fe,

nuk harrove gjuhë atdhe!

Armiqtë tanë të përbetuar,

gjuhën tonë e quanin t’mallkuar!

Nga latin, grek, turk e shkja,

e bën këtë për t’na përça!

N’faltore tona flamuj të huaj,

thonë t’këtij vendi s’janë t’askuaj!

Është një popull pa trashigimi,

si i tillë s’meriton liri!

O shqiptar jeni vetja,

mos ngurroni me t’vërteta!

N’faltoret shqiptare,

predikoni në gjuhë t’parëve!

Lutuni shqip në ligje hyjnore,

do të gëzohet kjo Tokë arbërore!

Të bekuar na lindi Zoti,

në gjuhë të nënës kthjellet moti!

N’objektet tuaja ngritni flamujt,

S’do të mëposhteni prej askujt!

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *